Agjencia gjermane e inteligjencës paralajmëron për rrezikun që mund t`i vijë vendit nga Kina, për të cilën parashikon që mund t’i shkaktojë edhe më shumë probleme Gjermanisë sesa Rusia, sidomos sa u përket sulmeve kibernetike. Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenëang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se “në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme”, “jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike”.