Manastiri i Ardenicës është një nga pikat kryesore turistike në Lushnjë, që mbledh gjithmonë e më shumë vizitorë. Por krahas vlerave të besimit ortodoks, ky manastir është dhe një dëshmi e ekonomisë dhe traditave të hershme të zonës së Myzeqesë. Në brendësi të tij, ndodhet ky mulli vaji I cili, mendohet se I përket vitit 1725. Kjo vepër e mirëfilltë e “Inxhinierisë popullore” dëshmon traditën e hershme të prodhimit të vajit të ullirit në mënyrë manuale.