Europa rrezikon të përballet me mungesë karburanti që muajin e ardhshëm, teksa pasojat e krizës në Lindjen e Mesme sa vjen e po thellohen, paralajmëron kreu shefi i Shell. Wael Sawan, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tha se mungesa globale e furnizimit me naftë dhe gaz ka detyruar tashmë disa pjesë të Azisë të reduktojnë konsumimin e energjisë.