Shkatërrimi masiv i territorit në vazhdën e konfliktit me Izraelin, dhe pasiguria e së ardhmes nuk e kanë zbehur dëshirën e palestinezëve për të kremtuar si gjithmonë muajin e shenjtë të Ramazanit. Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah kanë nisur zbukurimin e hapësirave të tyre të përkohshme.