Në vijim takimeve në çdo njësi, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Pezë, ku mbolli edhe disa pemë me banorët e zonës. Ai e krahasoi Partinë Socialiste me një traktor të ri, modern, që i çon punët e qytetit perpara, kurse çiftin Berisha-Meta si një traktor të vjetër, që mezi lëviz.