Dukej e pamundur, e megjithatë tashmë lajmi ka bërë xhiron e botës: Nga rrëzimi i avionit të Air Indias një ditë më parë, humbën jetën të gjithë personat në bord me përjashtim të shtetasit britanik me origjinë indiane Vishwash Kumar Ramesh. Burri doli nga avioni i rrëzuar me këmbët e tij, vetëm me disa gërvishje e një lëndim në këmbë.