Një motomjet teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.