Mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës Lezha është përfshirë nga një stuhi ere dhe shiu, gjë që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të saj. Rreth 80% e fshatrave dhe një pjesë e qytetit kanë mbetur ditën e djeshme pa energji elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve të krijuara.