Mëngjesin e sotëm vijon prania e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke ndikuar në veprimtarinë përpunuese në portin e Durrësit. APD bën me dije se ashtu siç ishte njoftuar tragetet ndodhen të akostuara në terminal, pa mundur të nisen nga të dyja anët e Adriatikut.