Një situatë alarmante është krijuar në Lezhë gjatë ditës së sotme për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dëborës. Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë qartë momentet kritike dhe pasojat pas stuhisë. Problematike gjatë ditës së sotme ka qenë edhe lëvizja e mjeteve në aksin e vjetër Milot-Lezhë, ku për shkak të reshjeve dhe erës së fortë, një kamion është përmbysur në anë të urës.