Situata në Qarkun Kukës përgjithësisht e qëndrueshme. Sipas raportimeve, moti është karakterizuar nga reshje të dobëta deri mesatare shiu, ndërsa në zonën e Valbonës janë shënuar reshje bore. Si pasojë e reshjeve, disa segmente të rrugëve nacionale dhe bashkiake kanë qenë nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve të tumbinove. Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe borës, si dhe për kriposjen e rrugëve në segmentet problematike. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika të reja.