Top Channel/ Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli: Faji i ndryshimeve klimatike!
22/09/2025 14:29

Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta. Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji. Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura. Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur. Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet. Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39