NATO dhe Perëndimi janë përfshirë direkt në planifikimin e sulmit ukrainas ndaj rajonit rus të Kurskut, deklaroi një këshilltar i Kremlinit. Në një koment për gazetën Izvestia, Nikolai Patrushev u shppreh se deklaratat e Shteteve të Bashkuara se nuk janë përfshirë në asnjë lloj forme në ofensivën e Kievit që befasoi Moskën, sipas tij, thjesht nuk janë të vërteta.