Top Channel/ Moska dëbon diplomatët grekë, Rusia i shpalli “non grata”
27/06/2022 21:47

Rusia ka shpallur tetë diplomatë grekë "persona non grata" dhe u ka dhënë atyre tetë ditë për t'u larguar nga vendi, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse. Mesditën e së hënës , ambasadorja greke në Moskë , Ekaterini Nasika, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse ku i është dorëzuar një notë proteste për atë që Kremlini e ka quajtur "kursin konfrontues të autoriteteve greke ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për regjimin e Kievit" si dhe kundër një vendimi të Athinës për të shpallur një grup diplomatësh rusë "persona non grata". Sipas deklaratës zyrtare në faqen e ministrisë së Jashtme ruse nota e protestës që përmbante dhe vendimin për dëbimin e tetë diplomatëve grekë në Moskë ishte pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve jomiqësore, të cilat ka filluar vetë Athina dhe theksohet se në rast të vazhdimit të politikës anti-ruse, Kremlini ka të drejtën të përgjigjet. Më herët, shërbimi diplomatik rus e e ka quajtur Greqinë një vend të pasigurt për rusët. Siç dihet Greqia si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë ndaj sulmit të saj në Ukrainë, ndërsa ka dërguar disa herë armatim në Kiev. Në përgjigje të këtij veprimi nga ana e Moskës ministria e Jashtme greke ka shprehur keqardhjen e thellë për vendimin e autoriteteve ruse. «Nuk ka asnjë bazë për vendimin e tyre për të dëbuar anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore greke, të cilët, të dalluar për profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, kryenin detyrat e tyre në përputhje me dispozitat e Konventave të Vjenës dhe Marrëdhëniet Konsullore»- thuhet në deklaratën për shtyp të ministrisë së Jashtme greke. Hera e fundit kur dy vendet kanë dëbuar 12 diplomatë nga misionet e tyre në Moskë e Athinë ka qënë prilli i kaluar, në një prej momenteve më të acaruara të marrëdhënieve të tyre 200 vjeçare. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11