Top Channel/”Mos shkoni në Turqi”, Izraeli në alarm-paralajmëron qytetarët!
30/05/2022 15:08

Izraeli ka paralajmëruar shtetasit e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë në mesin e kërcënimeve iraniane për shpagim pas ekzekutimit të një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike javën e kaluar. Teherani fajëson shtetin hebre për vrasjen e Hassan Sayad Khodai, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij nga dy njerëz me motoçikleta. Përmes një deklarate, Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Izrael njoftoi se mund të ketë tentative për të lënduar izraelitët në Turqi, ndaj e ka shpallur këtë shtet “me rrezikshmëri të lartë”. “Niveli i rrezikut është i madh. Paralajmërimi ynë buron nga kërcënime reale ndaj izraelitëve në Turqi”, tha edhe zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett. Autoritetet turke të sigurisë nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me këto paralajmërime. Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët dhe pas më shumë se një dekade tensionet, dy vendet janë në fazën që po tentojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre. Izraeli e kishte akuzuar Khodain për organizim të sulmeve kundër izraelitëve në mbarë botën. Zyra e Bennettit, e cila mbikëqyr agjencinë hebreje te inteligjencës Mossad, nuk ka komentuar vrasjen në Teheran, por deklaroi se republika islamike do ta paguajë shumë shtrenjtë nëse sulmon izraelitët.

Top News – Hamasi kërkon policinë në Gaza / Pritet çarmatimi, faza e dytë e marrëveshjes së paqes
27/01 14:41
Top News – ‘Golden Dome’ e Trumpit mbush 1 vjeç / Mburoja raketore vetëm në letër, pak përparim
27/01 14:32
Top News -‘Nëna e të gjitha marrëveshjeve…’/ BE dhe India finalizojnë paktin e rëndësishëm tregtar
27/01 14:08
Top Channel/ Siçili, hapet toka- Humnerë në mes qytetit, 4 kilometra çarje, evakuohen qindra vetë!
27/01 14:03
Top News – Lanë një javë pa drita Berlinin / 1 milion euro shpërblim për gjetjen e fajtorëve
27/01 13:57
Top News- Serbia armatoset në fshehtësi, por nuk e rivalizon dot Kroacinë në fuqi ushtarake
27/01 13:56
Top News – Jo media sociale për -15 vjeçarët / Franca në gjurmët e Australisë, miraton parlamenti
27/01 13:46
Top News – I thotë lamtumirë pandave gjigante / Japonia ‘në lot’, dyshja niset për në Kinë
27/01 13:46
Top News – Shtëpitë mbeten buzë ‘humnerës’ / Rrëshqet toka në Siçili, evakuohen 1 mijë persona
27/01 13:36
Top News – Nuk i përmbahet marrëveshjes tregtare! Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut, 25 %
27/01 12:37
Top Channel/“Kurrë më”, 27 janari-dita e Përkujtimit të Holokaustit: Kujtojmë për të mos përsëritur!
27/01 12:30
Top Channel/ “Çmendet moti”:30 vdekje nga acari në SHBA, në Australi temperaturat shkojnë 49 gradë?!
27/01 11:47
Top News – Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA! Shefi i NATO-s: Ta ëndërrojë! Trump ka të drejtë
27/01 11:40
Top News- 50 cm borë, -31 gradë celcius e 30 viktima / Stuhia e shekullit në SHBA, ndalen fluturimet
27/01 11:29
Top Channel/ Minneapolis, tërhiqet Trump: Bovino dhe agjentët e tij largohen nga qyteti!
27/01 11:27
Top News – 5 mijë trupa, F-15 dhe aeroplanmbajtëse / ‘Rrethojnë’ Iranin, SHBA përgatitet për sulm
27/01 11:27
Top News – Kthehet trupi i pengut të fundit / Izraeli konfirmon, tani nis faza e dytë për Gazën
27/01 11:25
Top News – Ukraina të lëshojë Donbasin! SHBA vendos kushte për garancitë e sigurisë
27/01 11:25
Top Channel/Gjermania “degë dafine” për SHBA: Europa do të vazhdojë të varet nga mbrojtja e saj!
27/01 11:21
Top News – Kim Jong Un kërcënon SHBA-në / Raketa balistike në det, Tokio dhe Seuli ‘dridhen’
27/01 11:13
DIGITALB DIGITALB