Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj. “Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria. Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!”, u shpreh ai.