Seanca e sotme në KAS është përfshirë nga debate të forta mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të PD Marash Logut. Debati nisi kur Logu pyeti drejtoreshën për votën e diasporës Jona Josifi për qëndrimet e KQZ në lidhje me paratë e kursyera nga votimi i diasporës. Kjo është kundërshtuar nga KAS me argumentin se nuk është në rendin e ditës.