Dhoma e Avokatisë në Shkodër vazhdon bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore. Në këto 5 ditë janë anuluar rreth 10 masa sigurie. Kryetari Anton Kosteri tha se një kolege ka thyer vendimin e dhomës së avokatisë duke marrë pjesë në një masë sigurie prandaj ndaj saj kanë nisur procedurat për penalizimin e saj deri në heqjen e licensës.