Top Channel/ Mori dokumente të klasifikuara në banesë, Trump del sërish para gjykatës
21/07/2023 18:12

Pranvera e vitit të ardhshëm do të shënojë nisjen e një tjetër beteje ligjore për ish-presidentin amerikan Donald Trump, I cili do të përballet për çështjen e keqmenaxhimit të dokumenteve të klasifikuara. Gjyqtarja Aileen Cannon caktoi 20 majin si datë për nisjen e gjyqit ndaj Trump, pavarësisht se ky I fundit kishte shprehur dëshirën që beteja ligjore ndaj tij të niste pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Mirëpo pavarësisht kësaj kërkese të bërë nga avokatët mbrojtës të ish-presidentit republikan, Gjykata vendosi që Trump të përballet me akuzat në kulmin e fushatës zgjedhore. 77-vjeçari, I cili shihet si një ndër pretendentët kyç në radhët e gjithë kandidatët e Partisë Republikane për të garuar zgjedhjet e reja, do të përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Sipas prokurorëve të çështjes, Trump kishte mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, dhe pengoi përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato. Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Donald Trump, njoftoi se gjyqi dyjavor do të zhvillohet në Florida. Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo seanca u shty, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje. Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi. Në muajin prill, ai është akuzuar dhe për falsifikim të të dhënave të bizneseve në shtetin e Nju Jorkut. Gjatë kësaj jave, ish-presidenti tha se pret arrestimin për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50