Tre persona kanë rënë në pranga pasi një shtëpi bari u zbulua në Laknas. Dy vëllezër kishin përshtatur banesën me llamba për kultivimin e kanabisit. Vëllezërit Shkëlqim Matraxhi 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi 28 vjeç ranë në pranga, ndërsa babai i tyre Z. M., 66 vjeç, u vu nën hetim, pasi dyshohet se kishte dijeni dhe nuk kishte kallëzuar. Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, Endrit Paja, 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.