Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit. Ata kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kontroll në funksion të dosjes hetimore “Plumbi i artë”. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.