Qytetarët e Athinës kanë përjetuar momente tmerri gjatë mbrëmjes së të shtunës pas përplasjes mes dy bandave që shkaktoi tre të vdekur. Shqiptari Adil Tefa nga Korça është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur bashkë me dy të tjerë. Sipas informacioneve, Tefa drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.