Ky është moment kur më 9 maj, tre persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik. Një muaj pas kësaj grabitje policia mundi të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Në pranga ranë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.