Protestuesit e mbledhur në mbështetje të opozitës kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë. Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore. Nga fishekzjarrët kanë marrë flakë edhe disa prej pemëve në bulevard, ndërsa janë fikur nga policia.