Disa anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur sërish këtë të martë para bashkisë së Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar që kreu i kësaj bashkie të largohet. Sikundër edhe në protestat e tjera të zhvilluara më parë nuk kanë munguar molotovët në drejtim të forcave të policisë që qëndrojnë para godinës. Po ashtu janë hedhur edhe fruta e perime, si dhe tymues. Por këtë herë nuk ka pasur përplasje fizike me policinë apo tentativë për heqjen e gardhit metalik.