Një statujë e Molierit është vendosur për herë të parë në Versajë, për të kremtuar 400 vjetorin e lindjes së njërës prej figurave më të shquara të letërsisë botërore, dhe njeriut që hodhi themelet e komedisë franceze. Skulptura 1.80 metra e lartë që peshon 250 kilogramë, u vendos pranë Rive Gauche, një referencë e qëllimshme kjo për shkak se Molieri, apo Jean-Baptiste Poquelin, i vuri në skenë shfaqjet e tij pikërisht në kopshtet e kështjellës së famshme.