Një banesë në katin e tretë të një pallati, pranë Shkëmbit të Kavajës, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve, janë djegur mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake, por fatmirësisht në banesë nuk kishte banorë. Shkak paraprak i zjarrit, dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.