Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që 31-vjeçari me iniciale R. P., të niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter. I riu humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi përmbys në rrugë.