Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Menkulas të bashkisë Devoll, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor. Sipas të dhënave, viktima, i identifikuar si Hakim Lipe, ka qenë duke drejtuar një mjet bujqësor të tipit zejtor kur për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e tij.