Në ditën e tretë të tragjedisë e cila ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia kufitare ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Vlorës dhe jo vetëm. Ditën e sotme në detin e Vlorës të rralla kanë qenë mjete lundruese që shikoje në det duke lëvizur. Në vend qëndrimin e mjeteve lundruese në afërsi të portit të Vlorës, aty ku dhe këto mjete nisen çdo ditë me turist janë të ankoruara rreth 70 mjete tip gomone.