Kjo nuk është thjesht një kitarë. Është historia e një djali 12 vjeçar që dikur e prishi instrumentin e tij dhe që nga ai moment, nisi rrugën për t’u bërë mjeshtër i kitarave. Në një qytet si Korça, ku muzika është frymëmarrje, Genci Llapanji është njeriu që kujdeset për zemrën e saj: kitarën.