Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre Erind Shurdi nga Divjaka, mjek në profesion vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje. Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek pëe t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vite në emigrim ai i la pas shpine për tu kthyer në vendlindje.