Mjekët nëpër qendra shëndetësore janë të revoltuar, pasi nuk marrin shpërblimin e fundvitit. Në disa qendra është dhënë dhe në disa të tjera jo. Bëhet fjalë për një shpërblim afro 15 mijë lekë të reja i cili sigurohet 5% nga buxheti vjetor dhe 20 % nga të ardhurat dytësore. Por një urdhër i kryeministrit për mos përdorimin e fondeve të veçanta për shpërblimin e punonjësve i ka penalizuar ata.