Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.