Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kukës janë shoqëruar nga mjegull e dendur, që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth. Fenomeni është më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është ndjeshëm e kufizuar.