Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkon që mosmarrëveshjen me Shkupin t`ia zgjidhë blloku europian. Në mbledhjen e Këshillit të BE-së, Mitsotakis, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i vendit fqinj po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit.