Është koha të rikthejmë në shina integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, thotë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Në një shkrim të botuar tek ‘Politico’ teksa në Greqi mbahet samiti mbi Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), shefi i ekzekutivit në Athinë bën thirrje për hapa konkretë e thotë se BE-ja duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.