Top Channel/ ‘Mitsotakis nuk ekziston për mua’. Erdogan ‘ shpërthen’ ndaj kryeministrit grek
23/05/2022 23:05

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka ashpërsuar retorikën ndaj kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se ai “nuk ekziston për të”. Deklarata e tij vjen pasi ai vizitoi SHBA-në dhe akuzoi kryeministrin grek se po përpiqet të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara. “Ne kishim rënë dakord që të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjen tonë me të. Pavarësisht kësaj, ai pati një vizitë në SHBA javën e kaluar dhe bisedoi me Kongresin dhe i paralajmëroi të mos na jepnin F-16. [Mitsotakis] nuk ekziston më për mua. Unë kurrë nuk do të pranoj të takohem me të.”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp. Megjithatë, presidenti turk tha se ai nuk parashikonte që SHBA do të merrte parasysh opinionin e Mitsotakis kur merrte vendimin e saj për shitjen e F-16. Ankaraja i kishte bërë një kërkesë Uashingtonit në tetor për të blerë 40 avionë luftarakë Lockheed Martin F-16. Departamenti i Shtetit i shkroi një letër Kongresit muajin e kaluar duke thënë se do t'i shërbente interesit kombëtar të SHBA-së dhe unitetit të NATO-s për të miratuar shitjen. Erdogan njoftoi gjithashtu anulimin e takimit të këshillit strategjik me Greqinë, sipas Anadolu agency. Tensionet midis fqinjëve dhe anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, u rritën që nga viti 2020 pas planeve të Ankarasë për të eksploruar naftë dhe gaz në Mesdheun lindor. Të dy vendet kanë pasur gjithashtu një sërë mosmarrëveshjesh për kufirin ajror dhe detar.Muajin e kaluar, Athina dhe Ankaraja shkëmbyen akuzat për shkelje të hapësirës ajrore me avionë luftarakë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50