Papunësia e lartë dhe mungesa e zhvillimit të industrisë konsiderohen si faktorë kryesorë për gjendjen e rënduar sociale dhe ekonomike sot në Mitrovicë. Të dhënat zyrtare flasin për 2 mijë e 131 familje përfituese të skemës së ndihmës sociale në këtë komunë. Shefja e Drejtorisë për Integrime Europiane dhe Mirëqenie Sociale në këtë qytet, Drita Ibrahimi, e cilëson situatën si mjaft të vështirë.