Top Channel/ Mirë se vini në Albmania! Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023
10/07/2023 19:39

Shqipëria tashmë është një nga pikat më të rëndësishme turistike, me larmishmëri aktivitetesh dhe vendesh që ofrojnë mundësi për pushime të paharrueshme. Albmania, kështu e quan ndryshe britanikja “The Face”, vendin që po “rrëmben” turistë nga e gjithë bota, kjo falë mënyrës se si menaxhohet sezoni i nxehtë veror. Riviera shqiptare e cila tashmë po bën xhiron e botës, nën tingujt e muzikës dhe festivaleve, i ofron vizitorëve atë që ata kërkojnë për relaksim. Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që vijnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në një kulm prej 3.3 milionë personash, me 120,000 prej këtyre vizitorëve ndërkombëtarë të ardhur nga Britania e Madhe, ndërsa parashikimet mbeten pozitive për të ardhmen. Dikur vendi më i izoluar në të gjithë Evropën Lindore, Shqipëria hap dyert për miliona turistë çdo vit, kjo falë mënyrës se si është arritur reklamimi i vendeve. Sipas “The Face” numri i pasagjerëve është rritur 27 për qind për gjysmën e parë të vitit në 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2022. Për shumë persona, tërheqja kryesore janë koncertet, prej të cilat interesohen më së shumti, njëkohësisht distanca e tyre nga vendi ku qëndrojnë është vetëm një hap larg. Kryesisht jugu i Shqipërisë i ofron atyre mundësinë për të bërë postimet më të bukura në rrjete sociale, kjo falë ngjyrës magjepsëse të ujit të kristaltë. Turistët shkrehen se Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse mesdhetare, ujëra të mrekullueshëm, plazhe të paprekura, ushqim të shkëlqyeshëm dhe çmime shumë të përballueshme. Nuk mungon as ndikimi i këngëtareve shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, që i kanë dhënë një shtysë vendit me koncertet e tyre madhështore. Këtu nuk mungojnë as këngëtarët nga e gjithë bota, që në turret e tyre bëjnë ndalesën edhe në trojet shqiptare. Pavarësisht gamës së gjerë të informacioneve për shqiptarët, përfshirë emigrimin masiv dhe kultivimin e lëndëve narkotike, turistët kanë preferuar të vijnë në Shqipëri për të kuptuar realitetin dhe paragjykimet. Bujaria e shqiptarëve ka ndryshuar shumë mendimin e turistëve sipas “The Face”, të cilët largohen të kënaqur. Nëse të ardhurat e reja nga turizmi rrjedhin në ekonominë lokale, kjo mund të çojë në një rezultat pozitiv për të gjithë. Sido që të jetë, është shumë e qartë se Albmania do të vazhdojë të përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi infrastruktura shtesë dhe një valë e re ngjarjesh ëmbëlsojnë marrëveshjen tashmë joshëse. Së shpejti, do të arrijë në kapitullin tjetër të librit të frazave, jo më i referuar si Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme, por thjesht Shqipëria.

Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
DIGITALB DIGITALB