Top Channel/ Miratohet buxheti në Kosovë! Debat i ashpër, opozita votoi kundër dhe akuzoi qeverinë
11/11/2024 22:30

Shqyrtimi i Ligjit për Buxhetin e vitit 2025 e riktheu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në sallën e kuvendit, pas muajsh mungesë. Para deputetëve, kreu i ekzekutivit e cilësoi si “historik” buxhetin e vitit të ardhshëm. Për Kurtin, buxheti për vitin tjetër reflekton rritjen më të lartë të bruto produktit vendor, rritjen 13% e buxhetit për pagat dhe shtesat, 3.2% rritje për mallrat dhe shërbimet, për subvencione dhe transfere 8.75% dhe 8% për investimet kapitale. Në këtë buxhet e kemi prioritet arsimin e shëndetësinë por edhe infrastrukturën e mbrojtjen. Ky buxhet ka shumë detaje e specifika tjera por që në vijim do të keni mundësi ti dëgjoni nga ministrat e linjës. E kemi prioritet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, vazhdimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë, për vitin e ardhshëm presim që rritja ekonomike të arrijë në 5.6% të bvp. Për Kurtin, qeverisa e tij katër vjeçare siguroi mirëqenie për kategoritë sociale e rriti punësimin me 78 mijë vende pune. Por, opozita argumentoi të kundërtën, në seancën e së hënës ata shprehën pakënaqësitë me projektbuxhetin e vitit 2025 duke e parë si varfërues për qytetarët e për ekonominë e vendit. Ne flasim për një planifikim buxhetor i cili nuk ndikon asgjë, nuk promovon asgjë, një planifikim prej të cilit ky shtet e ky popull nuk sheh kurrfarë hajri, sepse e kemi parë që nga fillimi i kësaj qeverise, ku çdo planifikim shihet se është i dobët sepse në realizim të çdo projekti ishte i keq dhe nuk ka sjellë asnjë produkt e asnjë investim kapital që të mbahet mend. Ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore te tatimi në pronë dhe te ligji i pagave, ky buxhet tregon abuzimin e qeverisë me autorizimet e veta ligjore, në veçanti duke lënë zëra të paspecifikuar në buxhet tek subvencionet dhe zërat, por e mira është që ky buxhet është tranzitor dhe besoj se dakordohemi të gjithë për këtë pjesë Po flasim pak për ekonominë, po është rritë ekonomia, është e vërtetë, 240 milionë euro ua keni dhënë dostave të juaj përmes tenderëve një burimor, krejt çka mund të flasim për këtë vit, për këtë mandat është që kjo është qeveria e vetme në historinë e Kosovës me numrin më të lartë të tenderëve njëburimor Seanca për shqyrtimin në lexim të parë të ligjit për buxhetin përballi edhe ministrin e financave, Hekuran Muratin me deputetët opozitar rreth rritjes së çmimeve, tarifave të energjisë elektrike e investimet kapitale. Asnjëherë, as ju dhe as kryeministri nuk i keni përmend rritjen e çmimeve, 22% janë rritë çmimet qytetarëve, por çmimi i bukës është rritë me 50%, ke ardhë në pushtet duke premtu që ke me e liru faturat e energjisë elektrike, tarifën e ulët e ke rritë prej 3 centëve në 7 centë, tarifën e ke rritë prej 7ve në 14 centë dhe çka ke bo, ke thanë që hajde se po ua subvencionoj disave disa fatura, keni dështuar Sa i përket çmimeve të ushqimeve, çmimi i grurit është 20 centë për kilogram dhe në bursa botërore, shikojeni është sikurse pandemisë, merre dhe shikone, çmimi i vajit shikone sipas ASK-së është 1.40 centë për litër, dmth çmimet bazë për bukën kanë rënë, por çmimi i bukës nuk po bjen athu pse, sepse ligjin për çmimet tavan e keni bllokuar në gjykatën kushtetuese, qytetarët vazhdojnë me pagu më shtrenjtë për shkak tuajin Opozita në fillim të seancës deklaroi se nuk do e votojë Ligjin për Buxhetin e vitit 2025. Pushteti, në orët e mbrëmjes me 59 vota e kaloi në lexim të parë projektligjin.

Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52