Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij ,do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë leke të reja për çdo vit studimi. Tarifa u miratua një ditë më parë nga bordi i administrimit. Tanimë pritet të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.