Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti sot homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj. Të dy ministrat biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin gjyqësor si dhe marrëveshjet aktuale të zbatueshme. Gjithashtu ministrat shkëmbyen pikëpamjet për ecjen bashkarisht në rrugën e eurointegrimit. Fillimisht ministrat parashtruan ecurinë e reformave dhe shkëmbyen informacionin për funksionimin e institucioneve. Temë thelbësore në bisedime ishte përpjekja për forcimin e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe qarkullimit të parave të paligjshme.