Gjermania vazhdon përpjekjet për të siguruar dritën jeshile të liberalizimit të vizave për Kosovën. Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock pohoi se për këtë arsye, do të përpiqen t’i përgjigjen çdo dileme të Francës, vendi kryesor skeptik ndaj lëvizjes së lirë të kosovarëve në BE. Liberalizimi i vizave është një nga cështjet në axhendën e takimit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian që mbahet sot në Bruksel.