Pas njoftimeve se ushtria serbe është vendosur në giatishmëri të lartë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçevic pohoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën. Ushtria, tha ai, “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”.