Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka shkaktuar reagime të shumta gjatë vizitës për inaugurimin e ambasadës së Turqisë në Uruguai. Teksa po dilte nga ambasada turke në kryeqytetin Montevideo, përpara një grupi demonstruesish armenë, zyrtari bëri me dorë shenjën që simbolizon organizatën e konsideruar ekstremiste dhe terroriste të “Ujkut Gri”.