Top Channel/ Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev. Mesazh se nuk frikësohen nga raketat ruse
02/10/2023 22:03

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën në Kiev për herë të parë në një takim jashtë bllokut, për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, më shumë se 19 muaj pas fillimit të pushtimit rus. Në bisedimet e përshkruara nga pjesëmarrësit si “historike”, nuk u dhanë premtime të menjëhershme për ndihmë për Ukrainën. “Takimi duhet të kuptohet si një angazhim i qartë i Bashkimit Evropian ndaj Ukrainës dhe mbështetja e tij e vazhdueshme në të gjitha dimensionet”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell. “Gjithashtu dërgon një sinjal të fortë në Rusi se ne nuk jemi të frikësuar nga raketat apo dronët tuaj”, shtoi ai. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Kiev se kohëzgjatja e luftës në Ukrainë do të varet nga mbështetja që ajo merr nga aleatët. “Fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë: sa më shumë hapa të fortë dhe parimorë të ndërmarrim së bashku, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, tha Zelensky. Pavarësisht se nuk caktuan një fond të ri, ministrat e BE-se u shprehën në favor të mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe dëshirës së vendit për t’u bërë një shtet anëtar i bllokut në planin afatgjatë. Ukraina ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga qershori 2022. 27 anëtarët e BE-së duhet të marrin ende një vendim unanim nëse do të hapin negociatat. Megjithatë, bisedimet e pranimit mund të zgjasin disa vjet dhe nuk janë garanci për pranim. Borrell shpreson që vendet anëtare të BE-së të vendosin deri në fund të vitit për mobilizimin e 5 miliardë eurove për vitin 2024 si ndihmë ushtarake. Pamjet: AFP

Top News – Irani u kërkon ndjesë fqinjëve. Teherani tërhiqet nga sulmet ndaj vendeve të gjirit
07/03 09:52
Top Channel/ SHBA nis bombarduesin e frikshëm drejt Iranit, përdor dhe raketën precize
06/03 23:08
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë…
06/03 22:57
Top News- Bombarduesit iranianë Su-24 drejt bazës amerikane, si dështoi sulmi në 2 minuta
06/03 22:44
Top Channel/ Merz paralajmëron për pasojat e luftës në Lindjen e Mesme: Shembja e Iranit do të…
06/03 22:44
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran
06/03 22:43
Top News- Rusia ‘futet’ në luftën e Lindjes së Mesme, konflikti SHBA-Iran merr tjetër drejtim
06/03 22:43
Top News- Azerbajxhani nxjerr ushtrinë, s’ka falje për Iranin/ Gatishmëri për sulm në kufi
06/03 22:43
Top News- Strategjia e Iranit, dronë të lirë për të shkaktuar kaos në Lindjen e Mesme
06/03 22:42
Top News- Trump ultimatum me raketa Iranit: Dorëzim pa kushte, ose…
06/03 22:41
Top News – Në kulmin e luftës me Iranin. Publikohen dokumente të reja të Trump nga dosja Epstein
06/03 22:00
Top Channel/ SHBA shkatërron një transportuese iraniane dronësh, gjenerali amerikan: Do fundosim…
06/03 21:06
Top News – Armë bërthamore në kufirin Rus / Moska kërcënon Finlandën: Ju bëjnë më të cenueshëm
06/03 18:26
Top News – Putin ‘hyn’ në luftë krah Iranit / Po e ndihmon të sulmojë anijet e ushtrisë amerikane
06/03 18:24
Top Channel/ Greqia do mbrojë Bullgarinë. Dërgon sistemin Patriot në veri të vendit
06/03 15:21
Top News – ‘Do rrëzohet ekonomia e botës’ / Katari paralajmëron: Një fuçi naftë do shkojë 150 USD
06/03 15:12
Top Channel/ Dorë e fortë kundër emigrantëve, Trump shkarkon Kristi Noem! Kush e zëvendëson!
06/03 15:09
Top News – Po vjen ‘nëna e të gjitha bombave’ / Bombarduesit amerikanë zbarkojnë në bazat britanike
06/03 15:00
Top News – Transportuesi iranian i dronëve ‘shpërbëhet’ / Momenti dramatik, SHBA hedh në erë anijen
06/03 15:00
Top Neës – ‘I dërguari i Zotit për të shpëtuar Iranin…’ / Trump lutet për fitoren në luftë
06/03 14:44
DIGITALB DIGITALB