Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situata në vendet e përfshira në këtë proces, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, mbizotëruan në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së, në Bruksel. Në këtë takim, ministrat e bllokut kanë miratuar disa përfudime për përparimin e vendeve në procesin e zgjerimit. Ministrat kanë përshëndetur përparimin që ka bërë Kosova në procesin e reformave, në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kanë kërkuar nga vendi që të vazhdojë përpjekjet për luftë kundër krimit të organizuar.