Samiti i financës së G20 hapet sot në Venecia, me pika kryesore të axhendës, reformën e taksimit të korporatave multinacionale, me qëllim dhënien fund të parajsave taksore. Shmangia e detyrimeve do te luftohet me vendosjen e taksës së sheshtë globale prej 15% ndaj fitimeve. Në samitin që zgjat deri nesër ministrat e financave mblidhen për herë të tretë nën presidencën italiane të G20. Anëtarët do të vijojnë diskutimet mbi cështje të lidhura me ekonominë globale, shëndetin global, përpjekjet e përbashkëta drejt rekuperimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Drejtuesit do të shtjellojnë gjithashtu temat e lidhjes me revolucionit dixhital dhe produktivitetit, çështjet e taksimit të brendshëm dhe financimit e tranzicionit te ekonomia e gjelbër.