Donald Trump e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Ukrainën për mineralet e rralla dhe firmën e pritshme të presidentit Volodimir Zelensky në Ëashington të premten për vulosjen e saj. Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë i fashiti zërat që kërkonin garanci sigurie për vendin e munduar nga lufta, duke e bërë të qartë se ajo sipas tij, duhet të vijë nga Europa e jo nga Amerika.